Për nderë të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka mbajtur disa aktivitete pranë shtatores së ish-presidentit Bill Clinton, raporton Ekonomia Online.
Fillimisht, Zjarrfikësit e Prishtinës pastruan shtatoren e presidentit Clinton, ku më pastaj togu Ceremonial i FSK-së ngriti flamurin e ShBA-së.
Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” Agim Rexhepi ka thënë se kjo festë nuk është vetëm e Amerikës por e tërë Kosovës.
Ai falënderoi Amerikën për kontributin që ka dhënë për Kosovën.
“Ne sot po festojmë 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së Amerikës, mirëpo kjo datë nuk është vetëm ditë ndërkombëtare e amerikanëve por edhe e Kosovës. Vlerësojmë veprimet e ShBA-së me aleatët që kanë bërë para luftës, gjatë dhe pas luftës për krijimin e Kosovës, institucioneve të saj dhe avancimin e tyre. Kjo festë nuk është vetëm e amerikanëve, falë jush ne mundemi të festojmë 4 Korrikun. 4 Korrikun e llogarisim si 28 Nëntorin e kombit tonë”, ka thënë Rexhepi.
Ndërsa Edward Andersan, qytetar nga Amerika ka thënë se pas çdo sakrifice që ka pasur Kosova do të vijë diçka e mirë.
“Mund të them personalisht në sakrificën e madhe dhe të tragjeditë e mëdha mund të ndërtohen gjëra të mëdha, qashtu siç ka ndodhur në Kosovë. Kjo ditë është për tu mbajtur mend që pas çdo gjëje mund të bëhet diçka e mirë”, u shpreh Andersan.
Aktiviteti përfundojë me vizitën e ekspozitës me simbole të shtetit amerikan e shtetit të Kosovës.