Pavarësisht Coronavirusit, vazhdojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake ShBA-Shqipëri

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht vështirësive në luftën kundër COVID-19, stërvitjet ushtarake duhet të vazhdojnë dhe Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria mbeten aleate të përkushtuara.

Kështu u shpreh Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ndërsa ndau disa foto nga stërvitja e përbashkët në Bizë.

“Më 27 prill, një helikopter MH-60S “Seahawk” i Shteteve të Bashkuara nga Skuadrilja e Luftimeve në Det, zhvilloi stërvitje të armatosur ditë dhe natë në Zonën e Stërvitjes Ushtarake Biza, në qendër të Shqipërisë. Ata përdorën mitralozat e kalibrit M240 7.62mm and the GAU-21.50 për të ruajtur gatishmërinë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme