PD shtyn protestën: Respektojmë Natën e Kadrit dhe Ditën e Fëmijëve

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Ndryshe nga sa ishte vendosur në përfundim të protestës së 25 majit, opozita e bashkuar ka vendosur që protestën e radhës zhvillojë jo më 31 maj, por në 2 qershor.

Ndryshimi i datës së protestës njoftohet se bëhet në respekt të Natës së Kadrit, e shtyrja më datë 2 bëhet edhe në respekt të Ditës së Fëmijëve.

“Nisur nga fakti qe data 31 Maj është Nate Kadri, ne respekt te besimtareve myslimane; dhe nisur nga fakti qe data 1 Qershor është dita e fëmijeve; Protesta kombetare do te mbahet me date 2 Qershor 2019, ora 19.00, perpara Kryeministrisë”, thuhet në njoftim.

Top Channel

Të ngjashme