Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me bashkëpartiak ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Likoshan e Qirez të Drenasit, në 25 vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe.
Përmes një statusi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se në këtë masakër u vranë në mënyrë barbare burra, gra e pleq të paarmatosur.
“25 vjet nga Beteja e Likoshanit dhe Çirezit, ku forcat policore e paramilitare serbe, në pamundësi të ballafaqimit me njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryen një nga masakrat më të tmerrshme në rajonin e Drenicës, duke vrarë në mënyrën më barbare burra, gra e pleq të paarmatosur”, u shpreh ai.
Sot, me kolegë e bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës, bëmë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve të Likoshanit dhe Çirezit, për të nderuar sakrificën dhe flijimin e atyre që ranë heroikisht, që ne ta gëzojmë jetën në Kosovën e lirë, përfundon Krasniqi.