Partia Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për kryetarë të ardhshëm të komunave dhe të kandidatëve për Kuvende Komunale.
Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës garon në 36 komuna.
Në 29 prej tyre, PDK garon me kandidatë për kryetarë komunash. Në 4 komuna, PDK garon vetëm me listë të kandidatëve për Kuvende Komunale, ndërsa në komuna të tjera, PDK garon në koalicion të përbashkët me partitë tjera shqiptare.
Lista e Partisë Demokratike të Kosovës me kandidatë për kryetarë komunash dhe ajo për Kuvende Komunale, përbëhet nga intelektualë e profesionistë kompetentë për qeverisje lokale, që kanë vizion të qartë për zhvillimin e vendit.
Nga 29 kandidatë të PDK-së për kryetarë komunash, 17 prej tyre garojnë për herë të parë, ndërsa tri prej tyre janë gra.
Kjo është lista me emrat e kandidatëve për kryetarë komunash nga radhët e PDK-së:
PRISHTINE – URAN ISMAILI
MITROVICE – BEDRI HAMZA
PRIZREN – SHAQIR TOTAJ
FERIZAJ – AGIM ALIU
GJILAN – LEONORA MORINA BUNJAKU
PEJE – ASTRIT ADEMAJ
GJAKOVE – ARBENESHA KUQI
SKENDERAJ – SAMI LUSHTAKU
DRENAS – RAMIZ LLADROVCI
PODUJEVE – FLORETE ZEJNULLAHU
VUSHTRRI – FERIT IDRIZI
KLINE – SOKOL BASHOTA
SHTIME – NAIM ISMAILI
KAÇANIK – BESIM ILAZI
DRAGASH – SHABAN SHABANI
RAHOVEC – BEJTULLA DELIU
MALISHEVE – ISNI KILAJ
KAMENICE – MUHAMED KALLABA
VITI – BEKIM AZIZI
SUHAREKE – MURTEZ ZEKOLLI
LIPJAN – HYZER RIZANI
FUSHE KOSOVE – RRAHIM TERNAVA
OBILIQ – HANEFI MUSLIU
ISTOG – ALI NIMANAJ
HANI I ELEZIT – MEHMET BALLAZHI
JUNIK – FATOS SHALA
NOVOBERDE – SELATIN NUHIU
LEPOSAVIQ – SHAQIR HETEMI