PDK garon me numrin 130, Hamza: Numri i fitores dhe i bashkimit për Kosovën

Prishtinë | 07 Dhj 2025 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, njëherit kandidati për kryeministër nga kjo parti ka njoftuar se PDK do të garojë në zgjedhjet e 28 dhjetorit me numrin 130.

Hamza është shprehur se numri 130 është ai i bashkimit për Kosovën.

‘’Është numri i stabilitetit, normalitetit dhe zhvillimit ekonomik. Është numri i drejtimit të sigurt dhe rrugës evropiane për vendin tonë. 130 është numri i fitores! PDK130’’, ka shkruar Hamza në Facebook.

Të ngjashme