PDK hap zyrë të re në Kodrën e Trimave, thotë se po rritet në Prishtinë

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 22:28 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka hapur sonte zyrën e saj të re në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Kryetari i kësaj dege, Uran Ismaili, bashkë me anëtarët e Kryesisë, Abelard Tahiri e Eliza Hoxha, shprehën besimin se PDK po rritet në kryeqytet.

”PDK-ja po rritet në Prishtinë. Përmes një moblizimi të jashtëzakonzhëm, Kodra e Trimave sot e hapi zyrën e re në hyrje të kësaj lagjeje. Kryetari i Degës, Uran Ismaili, së bashku me anëtarët e kryesisë, Abelard Tahiri dheEliza Hoxha, përgëzuan të gjitha nëndegët e Kodrës së Trimave për hapjen e zyrës së re dhe moblizimin e madh që realizojnë. Sikur Kodra e Trimave, lagjet e Prishtinës njëra pas tjetrës po rreshtohen që në zgjedhjet e 6 tetorit të kenë vetëm një përgjigje. PDK!”, thuhet në një postim në faqen e PDK-së në Facebook.

Të ngjashme