Partia Demokratike e Kosovës ka ndryshuar qëndrimin e saj për futjen e saj në Qeverinë e Kosovës. Ajo tani po thotë se mund të përfshihet në Qeveri por ka një kusht.
Në emër të PDK’sëm tani ka folur Sami Lushtaku, i cili ka paralajmëruar futjen e kësaj partie në Qeverinë e Kosovës.
Lushtaku ka thënë se PDK-ja bëhet pjesë e pushtetit, atëherë duhet t’i jepet pozita e kryeministrit ose presidentit.
Madje, ai e ka konfirmuar këtë duke thënë se është qëndrim i PDK-së dhe jo vetëm i tij.
“Jo unë nuk kam dhënë qëndrim temin personal, por qëndrim të Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Lushtaku në RTV Dukagjini.
“Për t’u bërë pjesë e pushtetit ne duhet ta marrim ose kryeministrin ose presidentin”, ka thënë ai më herët në RTK.
Kujtojmë se deri më herët PDK e ka kundërshtuar fuqishëm përfshirjen në Qeverinë Hoti, kurse tani ka ndërruar mendje.