PDK i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit për takim

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Caktimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, ka bërë që presidentja Vjosa Osmani të ftoj sot në takim për konsultime partitë politike.

Telegrafi mëson se në këtë takim do të marrë pjesë edhe Partia Demokratike e Kosovës, ku në këtë takim do të shkoj vetë ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj.

Sipas burimeve të Telegrafit, takimi do të mbahet në orën 14:00.

Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar edhe LVV-ja ku takimi do të jetë në orën 13:00, si dhe AAK-ja që takimin me Osmanin do ta ketë në orën 17:00.

Ndryshe zgjedhjet lokale pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme