Shefi i grupit parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza ka folur në emisionin Frontal në T7 për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike që ka dështuar të votohet në Kuvend pesë herë.
Hamza ka thënë se falë PDK’së ka kaluar rishikimi i buxhetit e janë ekzekutuar disa pagesa.
“Ne e kemi votuar rishikimin dhe sot ka ndodhë ekzekutimi i disa pagesa, disa të tjera janë në proces. Me rregullore të punës, që gjashtë muaj ditë janë sillë nëpër procedura”, ka thënë Hamza.
“Ne kemi qenë edhe atëherë të hapur, mirëpo, vendi ka nevojë e sidomos sektori privat duke përfshirë edhe kategoritë që janë përfituese”, thotë ai.
Sipas PDK’së, Ligji për Rimëkëmbjen është improvizim, pasi që nuk ka substancë.
“Edhe Ligjin për të cilin po flasim është improvizim, nuk ka substancë.
Na po ju thomë eja, mbi bazën e këtyre iniciativave na e japim kontributin. Janë bërë pesë tentime pa arsye, nuk e kishin kalua as rishikim e buxhetit nëse nuk do të ishte PDK’ja”, ka thënë ai.
Nga PDK’ja thonë se janë duke bërë një model ndryshe të opozitarizmit.
“Unë mendoj që është e kundërta dhe është një model ndryshe i opozitarizmit, ne nuk jemi opozitë e interesave të vendit, të qytetarëve, më të avancuar se sa vetë Qeveria, nuk jemi veç për zhurma. Ne realisht të gjitha këto i bëjmë në interes të vendit, besojmë që janë për t’u vlerësuar”, shtoi ai.