Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se qëndrimi i këtij subjekti partiak për të shkuar në zgjedhje ishte i ditur – qysh nga dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Krasniqi për Klan Kosovën ka deklaruar se PDK vlerëson që është i domosdoshëm një vendim qytetar për qeverinë e ardhshme dhe se vendimet rreth këtyre çështjeve në këtë subjekt i merr lideri i saj Kadri Veseli, dhe jo dikush tjetër.
”Është e qartë nga deklarimet e partive politike parlamentare dhe joparlamenteare, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe qëndrimi i PDK-së ka qenë i qartë. Prandaj, Veseli ka ftuar në mbledhje të hënën për tu konsultuar me grupet parlamentare për hapat që duhet ndërmarrë për të caktuar një seancë për të shpërndarë këtë legjilacion”.
“Veseli menjëherë pas dorëheqjes së [Ramush] Haradianjt, ka deklaruar se zgjedhjet nuk kanë alternativë. Duhet të kthehemi tek qytetarët për të formuar një qeveri të re. Një qeveri e cila mbi supet e veta do të marrë përgjegjësi për të çuar proceset përpara, por edhe temat që s’kanë pasur mundësi të dërgohen nga kjo qeveri”.
Krasniqi për Klan Kosovën ka deklaruar se PDK vlerëson që është i domosdoshëm një vendim qytetar për qeverinë e ardhshme.
”Është e domosdoshme që të ketë një vendim qytetarë për qeverinë. Që nga momenti i parë, qëndrimi ynë ka qenë i qartë që duhet të shkojmë në zgjedhje dhe që kjo të ndodhë sa më herët”.
”Është e kuptueshme letra e presidentit Hashim Thaçi drejtuar [Kadri] Veselit, për të mos humbur kohë, Kadri Veseli i ktheu përgjigjie, duke thënë se ”s’kemi mandatar sepse është për ne e rëndësishme të shkojmë në shpërndarje të Kuvendit të Kosovës”.
Memli Krasniqi më tej ka folur edhe për pretendimet se Hashim Thaçi edhe pas zgjedhjes president i Kosovës, ka ndikim në Partinë Demokratike të Kosovës, që dikur e drejtonte.
”Këto janë spekulime dashakeqe që i bëjnë oponentët politikë. Presidenti Thaçi që nga dita që është president nuk ka asnjë relacion ndikues me PDK-në. Qëndrimet e PDK-së janë qëndrime që merr lidershipi i PDK-së dhe vendime nga Kadri Veseli, e këto qëndrime për të shkuar në zgjedhje sa më parë janë dhënë qysh kur Kadri Veseli është kthyer nga Washingtoni. Ata që janë të habitur nga ky qëndrim janë të frikësuar nga zgjedhjet”, ka përfunduar Krasniqi.