PDK-ja anulon tubimin përmbyllës në Podujevë, për shkak të Coronavirusit

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës e ka anuluar tubimin përmbyllës që kishte planifikuar ta mbajë nesër me datë 13 mars 2020.

Njoftimi është bërë nga kandidati i PDK-së për Podujevë Naim Fetahu.

Njoftimi i plotë:

VËMENDJE:

Të nderuar qytetarë,

Ashtu siç tashmë jeni njoftuar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur Pandemi, koronavirusin.

Në përputhje me vendimin e institucioneve përkatëse dhe planit parandalues kundër këtij virusi, ne kemi vendosur që të anulojmë tubimin përmbyllës në Podujevë, i paraparë për nesër, me 13 mars.

Të dashur aktivistë,

E kuptoj gatishmërinë dhe vullnetin tuaj për një tubim madhështorë, por, si kryetar, në asnjë rrethanë nuk mund ta vë në rrezik shëndetin tuaj.

Unë do të mbajë nesër një konferencë përmbyllëse të fushatës.

Faleminderit shumë për mbështetjen gjatë këtyre ditëve.

Ju jam shumë mirënjohës.

Me Respekt

Naim Fetahu

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme