Në 28 vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me kolegë dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, raporton Ekonomia Online.
“I përjetshëm është kujtimi për tre luftëtarët e orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u bënë burim frymëzimi për brezat pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit tonë për liri e pavarësi. Lavdi veprës dhe sakrificës emblematike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.