PDK-ja konfirmon takimin e Krasniqit me Osmanin

Prishtinë | 27 Sht 2023 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës në një përgjigje për Ekonomia Online, kanë konfirmuar se kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, do të takohet sot me presidenten, Vjosa Osmani.

Këtë e ka bërë të ditur për EO, Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.

Ai ka thënë se për detajet e tjera që lidhen me këtë takim, mediet do të njoftohen pastaj.

“Takimi mes Kryetarit Krasniqi dhe Presidentes Osmani do të ndodhë sot, pasdite. Për detajet nga takimi do të ju njoftojmë pastaj”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.

Sot gjatë ditës në takim me presidenten Osmani ka qenë edhe drejtori i Agjencisë Kosovare e Inteligjencës (AKI) Petrit Ajeti, si dhe kreu i LDK-së dhe ai i AAK-së, ku temë diskutimi ka qenë situata e sigurisë në vend pas sulmeve terroriste në veri të vendit.

Të ngjashme