Partia Demokratike e Kosovës thotë se prezenca e Lirak Çelaj në televizioni RTV Dukagjini nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të kësaj partie por vetëm mendimin e tij personal.
Komunikata e plotë e PDK-së:
Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të bojkotoj RTV Dukagjinin dhe të gjitha emisionet e tij. I ftuari i sontëm për të folur kinse në emër të PDK-së “për opozitën e ardhshme ”, Lirak Çelaj nuk është dëguar nga partia në emisionin Debat + dhe rrjedhimisht ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë por vetëm mendimet e tij personale.
Duke falendëruar të gjitha mediat dhe gazetarët për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm, PDK mbetet e hapur dhe transparente në shërbim të komunikimit sa më të mirë. Të gjitha ftesat dhe koordinimi bëhen nëpërmjet organeve zyrtare të partisë dhe zyrës për media.
Ju faleminderit!