PDK-ja tërheq projektligjet, përfundon seanca

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike ka apeluar për të votuar pakon emergjente financiare prej 320 milionë eurosh.

Shefi i grupit parlementar i PDK-së, Bedri Hamza tha se kjo pako do t’ju shërbente bizneseve, punëtorëve të sektorit privat dhe të gjitha kategorive të tjera, të cilët gjenden në krizë si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Por për shkak të një rezolute tjetër të cilën sot PDK-ja e ka propozuar, ajo nuk u fut në rend dite, kshtu që kjo parti e ka tërhequr propozimin për pakon emergjente.

Kryeparlamentarja sqaroi iniciuesit për të disatën herë se në bazë të komentarit nuk mund të futen në votim propozimet e PDK-së

Të ngjashme