Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami, ka treguar për qëndrimin e PDK’së në lidhje me zgjedhjet e parakohshme dhe ka folur për nevojën e arritjes së konsensusit.
Bajrami ka bërë të ditur se është e domosdoshme që spektri politik në Kosovë të arrijë deri te një konsensus mbi dialogun me Serbinë.
Nënkryetari i PDK-së ka tërhequr vërejtjen se aktualisht Parlamenti është jofunksional dhe gjendja duket e pashpresë kështu. Prandaj, ai tha se nëse nuk arrihet deri te një konsensus, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.