Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media, para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, raporton Express.
Sipas njoftimit të kësaj partie, konferenca do të mbahet në orën 11:00.
“Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës mbajnë të premten (nesër) Konferencë për media, para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Para një jave, Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, paralajmëroi se do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë.