PDK mban konferencë në ora 11:00

Prishtinë | 05 Sht 2026 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media.

Partia njoftoi se konferenca do të mbahet nga ora 11:00, në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Për disa ditë, PDK ka mbajtur aksione para Qeverisë e në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës konstituive, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për shkelje të rendit kushtetues e uzurpim të institucioneve.

Dje, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka caktuar vazhdimin e seancës më 9 shtator. Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht.

Të ngjashme