Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ka mbërritur në selinë qendrore të këtij subjekti, dhe mbledhja e anëtarëve të Kryesisë ka filluar rreth orës 12.
Arsyeja e mbledhjes urgjente, e thirrur nga lideri i PDK-së, ka të bëjë me mocionin e opozitës të dorëzuar sot në Kuvend.
Janë 42 deputetë që kanë dhënë nënshkrimet e tyre për thirrjen e seancës për mosbesim ndaj Qeverisë. E për t’u shkarkuar Qeveria, nevojiten mbi 61 vota.
Ditëve të fundit është spekuluar mundësia e prishjes së koalicionit PDK-LDK.
Mocionin e opozitës e kanë nënshkruar dhe disa deputetë të PDK-së. Kurse, rreth 16 deputetë të LDK-së nuk po e përkrahin ratifikimin e demarkacionit, bllokimi i të cilit mund të bëhet shkas për shkuarje në zgjedhje të parakohshme.
Veseli thërret mbledhjen e Kryesisë së partisë
Lideri i PDK-së, njëherit kryetari i Kuvendit të Kosovës ka ftuar kryesinë e PDK-së në një mbledhje urgjente.
Takimi do të mbahet sot në orën 12:00 ku do të diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend.
Mbledhja do të mbahet në selinë e PDK-së.