PDK mban nesër konferencë për media lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë | 27 Qer 2025 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër, duke filluar nga ora 11:00, një konferencë për media në selinë e saj qendrore, shkruan Ekonomia Online.

Në këtë konferencë do të sqarohet në mënyrë të detajuar aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese dhe do të prezantohen veprimet e ndërmarra nga PDK në përputhje me vendimin dhe në frymën institucionale.

Para mediave do të paraqiten Dr. Përparim Gruda, deputet dhe profesor i së Drejtës Kushtetuese, si dhe avokati Faton Fetahu, përfaqësues ligjor i PDK-së.

Të ngjashme