PDK: Meja është e vërteta e Serbisë, Kosova nuk do të harrojë asnjëherë

Prishtinë | 27 Pri 2024 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës në Ditën kombëtare të personave të zhdukur me dhunë në luftën e fundit ka thënë se gjenocidi i orkestruar i shtetit serb në Kosovë, vjen e shfaqet në mënyrën e tij më barbare në Mejë të Gjakovës, me 27 prill të vitit 1999, duke lënë pas vetes 376 persona të masakruar.

PDK, bën të ditur se 36 djem ishin nën moshën 18 vjeç, trupat e 13 viktimave ende nuk janë gjetur, raporton Ekonomia Online.

“Dhjetëra oficerë të lartë serbë ishin të përfshirë, direkt ose indirekt, apo ishin në dijeni për këtë masakër. Të gjithë ata janë të lirë dhe nuk kanë dhënë asnjëherë llogari për krimet e kryera në Mejë dhe vende tjera të Kosovës”, thuhet ndër tjera në postim.

Postimi i plotë:

Gjenocidi i orkestruar i shtetit serb në Kosovë, vjen e shfaqet në mënyrën e tij më barbare në Mejë të Gjakovës, me 27 prill të vitit 1999, duke lënë pas vetes 376 persona të masakruar.

Pleq, burra e fëmijë – të vrarë në gjakftohtësi dhe me paramendim. Të gjithë civilë e të pafajshëm. 36 djem ishin nën moshën 18 vjeç. Trupat e 13 viktimave ende nuk janë gjetur.

Dhjetëra oficerë të lartë serbë ishin të përfshirë, direkt ose indirekt, apo ishin në dijeni për këtë masakër. Të gjithë ata janë të lirë dhe nuk kanë dhënë asnjëherë llogari për krimet e kryera në Mejë dhe vende tjera të Kosovës.

Meja është e vërteta e Serbisë. Meja është e vërteta e luftës së Kosovës. Meja flet për viktimën dhe agresorin – më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë.

Kosova nuk do të harrojë asnjëherë.

Lavdi e përjetshme martirëve të atdheut tonë!

Të ngjashme