Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë ka akuzuar kreun e LDK-së Isa Mustafën dhe kandidatin për kryeministër Avdullah Hoti se shkelin çdo rregull në Mitrovicë.
“Nga paniku i humbjes së thellë në zgjedhje, në gjithë Kosovën dhe në Mitrovicë, kryeministri në largim, Isa Mustafa dhe pretendenti i dështuar për kryeministër, Abdullah Hoti, nuk njohin rregulla dhe sillen si gangsterë”, thuhet në reagimin e PDK-së.
“Ata me vetura zyrtare futen në sheshin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, ku është i ndaluar qarkullimi për automjete. Ky shesh posa është rregulluar dhe ata të cilët do të duhej të ishin shembull për ruajtjen dhe mbrojtjen e tij, e dëmtojnë dhe tregojnë një nivel të ulët të kujdesit”, thuhet në reagimin e PDK-së dega në Prizren.