Partia Demokratike e Kosovës, dega në Drenas, reagon ashpër ndaj, sikur e ka quajtur ajo, “manipulimit të opinionit për gjoja presion ndaj administratës dhe arsimtarëve të shkollave të Drenasit, për të shkuar në tubimin përmbyllës të PDK-së”.
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Drenas, hedh poshtë si të pavlerë, dhe demanton këtë reagim të Nismës ndaj PDK-së, i cili “synon të hutojë dhe manipulojë qytetarët”.
PDK në Drenas saktëson se dy herë publikisht ka ftuar qytetarët t’i bashkohen tubimit në Palestrën e Sporteve, po ashtu, ka bërë ftesë edhe në medie lokale për tubim. “Por, kurrë, në asnjë rast, as nuk ka bërë presion as ndonjë dhunë për të shtuar numrin e pjesëmarrësve në çfarëdo tubimi”.
“Duke parë se tubimi ishte një shprehje e jashtëzakonshme e qytetarëve në përkrahje të PDK-së dhe kryetarit aktual dhe të ardhshëm të Drenasit, Ramiz Lladrovci, Partia Nisma përpiqet të manipuloj opinionin për gjoja ka ushtruar presion”, thuhet në një reagim të kësaj dege.
“Nisma, tashmë me akuza të tilla të pa baza, dëshmon se zgjedhjet i ka humbur ende pa u zhvilluar”.
“Bastioni i PDK-së në Drenas është më i organizuar së kurrë për fitore me 22 Tetor ne të gjitha nivelet e saj”, përfundon komunikate e Degës së PDK-së në Drenas.