Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ngushëlluar familjen e Arzie Nuhiu, e cila ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e sotëm.
PDK përmes një telegram ngushëllimi thotë se “me dhimbje morëm lajmin për vdekjen tragjike të aktivistes së Gruas Demokratike dhe degës së PDK-së në Gjilan, Arzie Nuhiu”.
“Aktiviste e devotshme dhe e përkushtuar, dashamirëse dhe punëtore. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë Arzien, e cila dha kontribut të madh edhe gjatë periudhës së angazhimit si asambliste e PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Nuhiu, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Arzies. Dritë pastë shpirti i saj”, thuhet në telegram.
Ndryshe, Arzie Nuhiu është gjetur e vdekur sot në Gjilan, ku sipas Policisë ajo dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i banesës.