Menjëherë pas mbylljes zyrtare të vendvotimeve në Drenas, simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë filluar të festojnë nëpër rrugët e kësaj qyteze.
Sikur shihet dhe në fotografitë e Ekonomia Online, vetura me flamuj të PDK-së janë duke defiluar nëpër rrugë, ndërkohë që një numër simpatizantësh janë mbledhur dhe para selisë së PDK-së në këtë qytet.
Ende nuk ka asnjë të dhënë se për kë kanë votuar qytetarët.