Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se takimin e sotëm me shtabin e tyre zgjedhor në Pejë, e kanë nisur me një minutë heshtje për tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës, raporton Ekonomia Online.
“Në këto momente dhembjeje, mendimet tona janë me familjet gjakovare”, ka shkruar ai.
Krasniqi ka thënë se një Kosovë ma e mirë, ma e sigurt dhe ma e zhvilluar është përgjegjësi e përbashkët dhe detyrë e secilit prej nesh ta ndërtojmë.