Këshilli Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, ka ftuar takim të shtunën, ku temë diskutimi ka qenë Drafti i Asociacionit i Komunave me Shumicë Serbe dhe zgjedhjet brenda partisë raporton Ekonomia Online.
Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, në adresimin e tij, ka kritikuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai ka thënë se ky draft-statut e prish karakterin unitar të shtetit të Kosovës dhe që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht.
Krasniqi ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk mund ta mbështesë një propozim të tillë.
Sipas PDK-së, ky draft-statut prish karakterin unitar të shtetit tonë dhe që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht, Partia Demokratike e Kosovës nuk mund ta mbështesë një propozim të tillë.
Bëhet e ditur se Këshilli Drejtues i PDK-së po diskuton për mobilizimin e menjëhershëm të gjitha strukturave të partisë për zgjedhjet e ardhshme nacionale, për të rikthyer besimin e qytetarëve me një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë.