Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës tha se subjekti i tij ka dërguar Ligjin për rimëkëmbje ekonomike para tetë muajve, mirëpo ky propozim nuk është pranuar nga Qeveria e Kosovës, përcjell Ekonomia Online.
Gashi në RTV Dukagjinin tha se kryeministri Avdullah Hoti asnjëherë nuk ka qenë i gatshëm të diskutoj me PDK-në për të diskutuar ligjin për rimëkëmbjen.
“Përtej kritikës kemi ofru alternative edhe kemi votu rishikimin e buxhetit dhe asnjëherë Qeveria e Hotit nuk kanë qenë të gatshëm të ulen me PDK-në dhe ta diskutojnë çështjen e pandemisë. Pasi PDK-ja e sheh menaxhimin e pandemisë dhe ndihmën ndaj sektorit privat pak ma ndryshe prej asaj që e sheh Qeveria”, deklaroi ai në emisionin Debat Plus.
“Ne përtej pakos kemi ofru edhe 24 votat e PDK-së, për ta harmonizuar pakon e tyre dhe pako tonë për t’i dalë në ndihmë qytetarëve”, shtoi ai.
“Ligjin e kemi dërgu para 8 muajve mirëpo ju nuk e keni pranu”, tha tutje Gashi.