Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka nisur festën në komunën e Prizrenin, pasi sipas të dhënave të komisionerëve të tyre dhe projeksioneve, kandidati i tyre Shaqir Totaj e ka mposhtur Mytaher Haskukën e VV-së.
Anëtarë dhe simpatizantë janë mbledhur në selinë PDK-së, dhe me brohorima kanë thirrur derisa shefi i Shtabit Zgjedhor, Kujtim Gashi, e shpalli fitoren, raporton Ekonomia Online.
Ish-ministri Gashi tha se në bazë të rezultateve, kjo parti ka dalë fituese. Por edhe ai vetë ka qenë i kujdesshëm, duke kërkuar që të mos festohet.
“Në bazë të rezultateve në terren dhe ‘exit polleve’, kandidat ynë ka fituar në këto zgjedhje. Është një natë e bukur dhe dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët të cilët kanë vendosur për ndryshim”.
“Është e rëndësishme që qytetarët kanë dalë të votojnë për ndryshim:.
“Por, nuk është koha për festë, sepse duhet të presim shpalljen e rezultateve. Prandaj ju kërkoj vëzhguesve dhe komisonerëve që të qëndrojnë në ruajte të votës dhe të numërojnë çdo votë të qytetarëve”.
“Ditë të mora po vijnë për qytetarët e Prizrenit”, ka theksuar Gashi.