PDK propozon 9 qershorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Prishtinë | 27 Mar 2024 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), nga studio e “Pressingut” të T7, ka propozuar 9 qershorin e këtij viti për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

“Unë po e jap një propozim sot për herë të parë. Unë mendoj që ne do të duhej të merremi vesh me shku në zgjedhje më datën 9 qershor”.

“Unë besoj që do të ishte një datë e përshtatshme, nga ajo që po thotë edhe Kurti që ne jemi të gatshëm kurdo”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se është pro se para shpërndarjes së Kuvendit të votohen marrëveshjet e rëndësishme ndërkombëtare, për këtë thotë se PDK-ja do t’i jap votat.

Të mërkurën e 27 marsit, PDK-ja e ka prezantuar Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

Të ngjashme