Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, reagon ndaj zhvillimeve të fundin në arsim në Komunën e Prizrenit, në lidhje me Konkursin e ripërsëritur të Drejtorisë Komunale të Arsimit për drejtorë e zëvendës drejtorë të shkollave, si pasojë e pazareve politike të përcjellë që nga fushata parazgjedhore.
Ky veprim është edhe një dështim i radhës i Qeverisë pa identitet, Haskuka, i cili që nga ardhja në krye të Komunës së Prizrenit, nuk ka realizuar asnjë premtim të tij.
Kryetari Haskuka përmes përzgjedhjes së drejtorëve nëpër disa prej shkollave të komunës së Prizrenit, ka shkelur premtimet e veta për gjoja depolitizimin e arsimit, dhe po ashtu ka fyer qytetarët e Prizrenit, personelin arsimor dhe prindërit e nxënësve të shkollave të qytetit. Ai, dhe hisedarët e tij mbajnë përgjegjësi politike dhe qytetare, për vendimet që edhe përmes këtij konkursi ta instrumentalizoj dhe ideoligjizojë shkollën, tempullin e diturisë.
Së pari, u zhvillua konkursi dhe u publikuan të ranguarit në listën e përzgjedhur, por pas shumë shantazheve të partnerëve të koalicionit dhe militantëve të VV-së, ai konkurs u anulua.
Pas përsëritjes të së njëjtit konkurs, ditën e fundit të skadimit të afatit ligjor, u publikua lista e të përzgjedhurve nga komisioni për drejtorë e zv.drejtorë, proces i shantazhuar nga një pjesë e këtij koalicioni të panatyrshëm, i kushtëzuar me votimin e buxhetit të paralajmëruar për vitin 2019.
PDK Dega në Prizren, fton konceptin institucional të LDK-së, si partnerë të Koalicionit qeveritar, të dalë me qëndrim të çartë politik për këtë proces të fundosur në pazarllëqet politike e familjare.
PDK, Dega në Prizren, e shqetësuar me këto zhvillime antiligjore të keq qeverisjes, do t’i ndjek të gjitha rrugët legale për të demaskuar pafuqinë e Mytës, përballë militantëve partiak që udhëheqësit e shkollave i konsiderojnë menaxher të Qendrave të Vendvotimeve.
Njoftojmë opinionin e gjerë se që nga sot do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve për ta thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, për ta debatuar këtë temë të rëndësisë së veçantë.