Partisë Demokratike të Kosovës sot i janë bashkuar kuadro të reja të fushave të ndryshme nga mjekësia, ndërmarrësia si dhe veteran të UCK-së, në Kamenicë, raporton Ekonomia Online.
Ata janë prezentuar nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli.
Me këtë rast Veseli ka thënë se përmes kësaj synohet të përqohet mesazh të një shteti modern mesazh të cilin e përqon Partia Demokratike e Kosovës.
“Së bashku me kolegë, nënkryetarin, kryetarin dhe kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës, synojnë të përqojnë një mesazh i cili është i një shteti moderrn, një shteti përendimor, i cili po e perqon edhe Partia Demokratike e Kosovës, anë e kënd Republikës së Kosovës. Ky është vizioni jonë, jo vetëm në Kamenicë, vizioni jonë do të jetë nga Kamenica në Prizren, nga Kaçaniku në Mitrovicë, një vizion i fitores dhe forcimit të Kosovës, shtet i pavarur, sovran, i forcimit të ekonomik, forcimit të një shteti ligjor, një ndërmarrësi e cila është e fuqishme e ketyre kategorive intelektuale, morale, akademike të cilat i ka vet Republika e Kosovës”, ka thënë Veseli.
Veseli ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është parti e të gjithëve të cilët punojnë në forcimin e shtetit të Kosovës.
“Partia Demokratike e Kosovës është partia jonë, është parti kombëtare, është parti e qendrës së djathtë, është parti e ndermarrësve, është parti e doktorrëve Driton, është parti e doktorrëve të shkendave Alban, sigurisë kombëtare, se edhe emrin e mirë, është parti e luftëtarëve të krenarisë sonë kombëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është parti e juristave, është parti e ndermarrësve si Graniti, të cilët janë të jashtëzakonshëm edhe punojnë më ndershmëri dhe mbajnë shtetin tonë në zhvillim, forcim në një të ardhme të sigurtë, kjo është Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Veseli. Emrat që u prezentuan si aderime të reja nga Kryetari Veseli ishin, Maliqi, doktor i stomatologjisë, Granit Berisha, ndërmarrës i suksesshëm i Komunës tonë, Mevlush Kallaba, veteran i UÇK-së, Artan Dërmaku, ekonomist, Alban Maliqi, doktor shkence i mbrojtjes kombëtare, Rrezarta Krasniqi, master juriste, Agon Ahmetaj, afarist.