PDK-së nuk duhet të i mbetet hatri pse nuk u përkrah nga LDK dhe AAK në iniciativën e Kurtit për shpërndarjen e Kuvendit.
Ky projekt nuk ishte projekt i PDK-së, por ishte ekskluzivisht projekt i Kurtit dhe me krejt opozitën ose pa të implementimi i saj varej ekskluzivisht nga Kurti, deri në ditën e fundit.
Njerëzit që e njohin Kurtin pak kë e njohin më të pabesë dhe kanë të drejtë të besojnë se hiq problem nuk do t’a kishte që ditën e votimit të tërhiqej nga marrëveshja politike dhe ta linte opozitën me gishta në gojë.
Këtë e dinë të gjithë ata që e njohin Kurtin aq më parë kur Kurti e nisi ndejën e darkave ditën kur mbahej votimi në KE dhe e kuptueshme që i duhej atij të tërhiqej vëmendja nga KE.
Kurti arriti në masë të madhe që të paktën përkohësishtë të tërheq vëmendjen nga KE-ja dhe opinioni publik më shumë u mor me iniciativën e tij se sa refuzimin e turpshëm që mori Kosova nga KE-ja.