Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Zijadin Gashi, raporton Ekonomia Online.
“Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të shquar, Zijadin Gashi. Në kujtesën e gjithsecilit ai mbetet një profesionist i zellshëm, i përkushtuar dhe korrekt. Partia Demokratike e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gashi, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Zijadinit, si dhe tërë komunitetin e gazetarëve në Kosovë”, thuhet në telegram.