PDK s’ndryshon qëndrim, Musliu: Albulena Haxhiu po jep shembullin më të keq të gruas shqiptare

Prishtinë | 05 Maj 2025 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

“Po jep shembullin më të keq të gruas shqiptare”.

Kështu tha Ganimete Musliu, deputete e PDK-së referuar Albulena Haxhiut, dhe dështimit të sërishem për t’u zgjedhur Kryetare e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

“PDK e ka qëndrimin e qartë, qoftë për PPF qoftë për Albulena Haxhiun. Më vjen keq shumë që Haxhiu nuk ka mësuar asgjë nga përvoja e saj në politikë. Prej gazit lotësjellës kam besuar që nuk do të lejojë të keqpërdoret. Po përdoret nga Kurti si armë kundër Kosovës. Po e jep shembullin më të keq për gruan shqiptare”, tha Musliu para gazetarëve.

Të ngjashme