Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të shtrihet në Zvicër.
Deputeti i kësaj partie Elmi Reçica ka treguar se është themeluar Këshilli nismëtar i nëndegës së PDK-së për Kantonin e Bernit.
Me këtë rast ai tha se PDK është e përkushtuar që bashkërisht me mërgimtarët të punojë për të ardhmen e vendit tonë.
Postimi i tij:
Themelohet Këshilli nismëtar i nëndegës së PDK-së për Kantonin e Bernit!
Në këtë mbledhje ku të pranishëm ishin, bashkëveprimtarë, intelektualë e aktivistë të devotshëm të PDK-së, kryetar u zgjodh Orhan Memishi, ndërsa nënkryetar Adnan Gashi.
Po ashtu u zgjodh kryesia prej 7 anëtarëve.
Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon që të themelojë nëndegët e saj në të gjitha qytetet ku jeton mërgata jonë. Jemi të përkushtuar që bashkarisht të punojmë për të ardhmen e vendit tonë!