Megjithëse paraprakisht ishte përfolur një koalicion me Lidhjen Socialdemokrate të Zoran Zaev, Menduh Thaçi ka vendosur që i vetëm të hyjë në zgjedhje, nga të cilat synon postin e zëvendëskryeminstrit
Partia Demokratike Shqiptare ka vendosur që në zgjedhjet e datës 12 prill të hyjë e vetme, duke i dhënë kështu fund dilemave nëse do të jetë pjesë e ndonjë koalicioni parazgjedhor.
Megjithëse paraprakisht ishte përfolur një koalicion me Lidhjen Socialdemokrate të Zoran Zaev, Menduh Thaçi ka vendosur që i vetëm të hyjë në zgjedhje, nga të cilat synon postin e zëvendëskryeminstrit.
Për dallim nga PDSH-ja, Partia Besa – e njohur për bazën islamike, çuditërisht ka zgjedhur që të hyjë në koalicion me LSDM-në, përtej reagimeve të shumta për ndikimin që mund të prodhojë një koalicion i tillë mes një partie shqiptare dhe një tjetër maqedonase.
Mirëpo, me gjithë koalicionin LSDM-Besa, në të gjitha sondazhet e realizuara deri tani, për zgjedhjet që do të mbahen pas një muaji, kryeson opozita, përkatësisht VMRO-DMPNE e Hristijan Mickoski.