PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën

Prishtinë | 03 Qer 2026 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian pritet të votojë të mërkurën raportin për Kosovën, në të cilin shprehet keqardhje për pasojat e ngërçit politik dhe vonesat në proceset reformuese të vendit.

Raporti, i hartuar nga eurodeputeti Riho Terras, vlerëson se Kosova ka humbur një vit të rëndësishëm për shkak të bllokadës politike, ndërsa paralajmëron se edhe muajt në vijim mund të ndikohen nga procesi zgjedhor.

Dokumenti thekson se kjo situatë mund të rrezikojë zbatimin në kohë të reformave dhe përfitimin e plotë nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

Në raport mbështetet aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat dhe u bëhet thirrje shteteve anëtare të BE-së që të avancojnë procedurat përkatëse.

Gjithashtu përshëndetet vendimi për heqjen e masave ndaj Kosovës, të cilat cilësohen si të pajustifikuara dhe me ndikim negativ në shoqërinë kosovare.

Dokumenti riafirmon rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosova dhe Serbia si pjesë e procesit integrues evropian. Po ashtu, kërkohet që përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjska të dalin para drejtësisë, duke shprehur shqetësim për mungesën e procedimeve penale ndaj Milan Radoiçiqit.

Raporti konsiderohet një mesazh i rëndësishëm politik për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për nevojën e vazhdimit të reformave në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian./RTK

Të ngjashme