Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, njëkohësisht raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës.
Lunacek përmes një statusi në rrjetin social “Twitter” në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se Parlamenti Evropian i ka dhënë sot dritën e gjelbër Marrëveshjes kornizë në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen në programet e BE-së
“Parlamenti Evropian i ka dhënë dritën e gjelbër marrëveshjes kornizë mes Kosovës dhe BE’së, për pjesëmarrjen në programet e BE’së, hap i madh për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Lunacek.