I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, nesër do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Klankosova.tv ka mësuar se Peach do të zhvillojë takime me liderët e vendit, duke filluar paradite me presidenten Vjosa Osmani, nga ora 11:00.
Ndërsa, dikur pasdite takim Peach do të zhvillojë edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Përfaqësuesi i Britanisë dje dhe sot ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me përfaqësues të Serbisë, me të cilët ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për zhvillimet në rajon,