Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se në komunën e Vushtrrisë janë investuar 12,3 milionë euro në të gjitha kategoritë.
Peci, ka thënë se kjo shumë është ndarë përmes granteve, pagesave direkte e subvencioneve fermerëve të kësaj komune, raporton Ekonomia Online.
“Rreth 200, 000 euro është vlera e investimit në ngritjen e kapaciteve të sistemit të ujitjes kurse me 191, 692 euro janë kompenzuar dëmet e shkaktuara nga fatkeqsit natyrore”, ka thënë ndër tjera ministri.
Postimi i plotë:
12,3 milionë euro investime në Komunën e Vushtrrisë!
Deri më tani Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Vushtrrisë ka investuar një vlerë prej 12,356,088 euro në të gjitha kategoritë.
Për vitin 2021, 2022, 2023 përmes Programit për Pagesa Direkte / Subvencione, fermerët e Komunës e Vushtrrisë janë përfitues të vlerës prej rreth 7,9 milionë euro!
Ndërkaq, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese përmes projekteve të granteve, vlera e deritanishme është rreth 4,1 milionë euro.
Rreth 200, 000 euro është vlera e investimit në ngritjen e kapaciteve të sistemit të ujitjes kurse me 191, 692 euro janë kompenzuar dëmet e shkaktuara nga fatkeqsit natyrore!
Afër prodhuesve vendor!
Kosovës, anë e kënd!