Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim ka shqyrtuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin 2024, në të cilin ka raportuar ministri MBPZhR-së, Faton Peci, raporton Ekonomia Online.
Ministri Peci para deputetëve tha se për vitin 2024 për këtë ministri janë ndarë 89 milionë euro. Ai tha se fokus i Ministrisë është rritjen e numrit të hektarëve të pyllëzuar sipas tij, kjo do të bëhet me mbledhjen e fidanëve të reja dhe mirëmbajtja e tyre.
Ai tha se është paraparë që të ndërtohet edhe objekti i parë i kësaj Ministrie për të cilën tha se është ndarë edhe lokacioni.
“Në projekt buxhetin e vitin 2024 buxhetin total i MBPZhR do të jetë 89 milionë euro duke mos përfshirë një pjesë të partneriteteve dhe bashkëpunimeve. Në kemi paraparë diku 69 milionë euro vlerë në kategorinë e subvencioneve dhe granteve”.
“Kemi të paraparë dëmet natyrore në bujqësi në shifër prej 3 milionë euro. Investimet kapitale janë 6.4 milionë euro. Do të jetë objekti i parë i Ministrisë së Bujqësisë që nga pas lufta. Lokacioni tash është caktuar është rruga Prishtinë-Fushë Kosovë”, tha ai.
Kryetarja e këtij Komisioni Fitore Pacolli, ka pyetur ministrin Peci se sa do të jetë buxheti i Ministrisë nga të hyrat e donacioneve.
Ministri Peci ka thënë se në kuadër të partneriteteve me partnerët ndërkombëtar është buxheti i Ministrisë së Bujqësisë ka tejkaluar shifrën prej 100 milionë euro.
Ai ka thënë se votimi i marrëveshjes ndërkombëtare javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës, do të i mundësojë Kosovës që të përfitojë edhe një grant shtesë prej 8 milionë euro nga Komisioni Evropian.
“Kemi thënë që buxheti ka arritur 100 milionëshin me partneritetin. 10.2 milion euro kemi përkrahje direkte të qeverisë Gjermane, e kemi tejkaluar shifrën prej 100 milionë euro për ministrinë e Bujqësisë. Nga aprovimi i marrëveshjes ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës kemi sinjale që do të pranojmë edhe një grant shtesë prej 8 milionë euro nga Komisioni Evropian”, tha ai.
Deputeti i PDK-së Isak Shabani, ka pyetur ministrin në lidhje me sipërfaqet e pyllëzuara.
Ministri Peci ka thënë se në bashkëpunim me disa institucione brenda një viti kanë bërë mbledhjen e 1 milion fidanëve.
“Ajo ka qenë pjesë e një kampanje ku disa akter dhe institucione janë bërë bashkë, që të gjitha bashkë për një vit e tre muaj në tersi kemi pasur mbledhjen e fidanëve 1 milion në një sipërfaqe”, tha ai.
Në fund me gjashtë vota për është votuar projektbuxheti i ndarë pa amendamente e kërkesa shtesë për MBPZhR.