Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci bashkë me homologen e tij nga Shqipëria, Anila Denaj, ka vizituar verarinë “Bodrumi i Vjetër”, në Rahovec, raporton Ekonomia Online.
Aty u prit nga drejtori i kësaj verarie, Ruzhdi HaxhiJaha, i cili iu tregoi nga afër koleksionimin e verërave të tij.
Gjatë qëndrimit të tij bashkë me homologen kanë bërë një tur rreth “Bodrumit të Vjetër”, për të parë se si po bëhet procesi i përpunimit të verës.