Gjatë qëndrimit në Rahovec, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Shqipërisë, Anila Denaj, kanë degustuar verërat e Rahovecit. Peci e Denaj, bashkëbiseduan dhe dëgjuan për së afërmi për sfidat me të cilat ballafaqohen vreshtarët e kësaj ane, raporton Ekonomia Online.
Peci ka thënë se të gjithë mysafirët nga vendet tjera sugjeron qytetin e Rahovecit për të parë Kosovën sa e zhvilluar është.
“Të gjithë ata që vijnë nga Shqipëria apo edhe nga vendet e tjera në momentin që viziton Kosovën destinacioni që e supozoj apo e sugjeroj në kuadër të agjendës sonë është Rahoveci për shkak se është zona më e zhvilluar jo vetëm tek vreshtarët por edhe bujqësorë në Kosovë. Për me mujt me pas një pasqyrë sa më të qartë shtetërore nga mysafirët zyrtarëve shtetërorë, për me ardhur në Rahovec është mënyra më e mirë për me kuptuar se çka prodhon Kosova që na bënë krenar si shoqëri dhe si shtet. Vreshtarë na bëjnë krenar neve që jemi në një ambient që është momenti për të degustu dhe për të uruar mirëseardhjen mysafirëve në vizitën e parë të ministres së Shqipërisë”, u shpreh Peci.
Ndërsa ministrja shqiptare, Anila Denaj, tha se ndihet e nderuar për ftesën e ministrit Peci.
“Takimet tona janë ato qëllimi i kësaj vizite, shumë suksese është punë e mrekullueshme e përcjellë breza pas brezi”, tha Denaj.