Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se këtë vit Kosova ka shënuar rekord sa i përket mbjellës së grurit, raporton Ekonomia Online.
Madje sipas tij, në bazë të të dhënave të para vendi ka mundësi që të mbulohen 70% e nevojave me grurë.
Përderisa ka garantuar se cilësia e grurit është e mirë dhe nuk ka vend për shqetësim.
“Pothuajse se sezoni e korrjeve-shtrirjeve ka përfunduar jemi në fazën finale të raporti në nivel komunal. Këtë vit Kosova ka rekord në të mbjella në të gjitha kulturat e posaçërisht me sektorin e drithërave”.
“Mbi 66 mijë hektar janë të mbjellura me grur, niveli i rendimentit rendimente diku sillet afër 4 tonë për hektarë. Kemi diku 70% të mbulueshmërisë së nevojës së tregut. Nuk ka vend për shqetësim, tash kemi edhe një stabilizim edhe në tregjet ndërkombëtare”, tha ai.