92 mijë euro është vlera e grantit që ka përfituar nga Ministria e Bujqësisë, Vesel Krasniqi nga fshati Qabiq të Klinës, raporton Ekonomia Online.
Ai aktualisht i ka 6 hektarë e gjysmë të mbjella me arra. Me këtë rast, ministri këtij dikasteri, Faton Peci, u nda i kënaqur me siç tha, punën e bujqve.
Ai madje u zotua që grantet do të shkojnë në vendin e duhur.
“Për ne si institucione është një motiv shtesë kur takoi bujq të vyeshëm sikurse është Veseli. Siç e tha ka filluar angazhimin me një numër solid të fidanëve ndërsa falë përkrahjes institucionale t’i ketë mbi 6 hektarë”.
“Është edhe një koincidencë që i kemi ndërmarrë në Ministri që është angazhimi jonë që të rikthehen ta zëmë njëri prej atyre përfituesve që ka jetuar në banesë dhe që nuk ka pas tokë por që ka përfituar traktorë. Ai do të detyrohet t’i rikthejë mjetet financiare, për shkak se angazhimi jonë është që mjetet financiare të shkojnë vetëm tek fermerët e vërtetë”, tha Peci.
E Vesel Krasniqi, falënderoi ministrin për mbështetjen, duke sqaruar se aplikuar disa herë, por që nuk ishte përzgjedhur si përfitues i granteve, raporton EO.
“Kam filluar me 40, 50 fidanë të ftonjve, kurse tash i kam 6 hektarë e gjysmë, ku deri më tani nuk kam përfituar asgjë ndërsa këtë vit kam përfituar një grant me tre hektarë të mbjella, në vlerë prej 92 mijë euro, ku e falënderoj ministrin shumë, na ka përkrah edhe pse kam qenë në listë rezervë”, tha Krasniqi.
LEXONI EDHE: