Në komunën e Klinës është përuruar sistemi i ujitjes e cila do t’i furnizojë tri fshatra, raporton Ekonomia Online.
Vlera e këtij projekti është 285 mijë euro, me një gjatësi prej 3 560 metra, ndërsa 100 hektarë do të hyjnë nën sistem të ujitjes.
Me këtë rast, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka parë nga afër këtë investim kapital, me ç’rast u zotua edhe për projekte tjera.
Të pranishëm ishin nënkryetarja e Komunës së Klinës, Marqe Tanushi-Selmanaj dhe Lorenc Marleku, drejtor i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Klinë.
LEXONI EDHE: