Peci: Ka indikacione nga disa akterë politikë që do të ketë lëvizje drejt konstituimit të Kuvendit

Prishtinë | 15 Kor 2025 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, tha se ka indikacione nga disa akterë politikë që do të ketë lëvzije drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Çdo ditë vijmë me shpresën se se do të ketë reflektim që Kuvendi të konstituohet dhe të hyjmë në afat ligjore dhe kushtetuese për mandatimin e Qeverisë. Ky është interes i Kosovës, pa hyrë në interesa personale dhe partiake”, tha Peci.

Ai kundër opsionit që përnjëherësh të mbahen zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

“Mendoj se duhet të bëjmë përpjekje maksimale që të kemi Kuvendin e konstituar dhe Qeverinë. Mendoj se shkuarja në zgjedhje lokale dhe parlamentare përnjëherësh nuk janë në interes të Kosovës.
Ka disa indikacione nga disa akterë politikë që do të ketë lëvizje. Kushdo që bën lëvizje drejt konstiuimit të Kuvendit, shoqëria kosovare i vlerëson ata që tregohen bashkëpunues”, tha Peci.

Të ngjashme