Peci: Kandidati për kryeparlamentar, në diskrecion të presidencës

Prishtinë | 15 Pri 2025 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka deklaruar se dorëheqja e tij, ashtu si edhe e ministrave të tjerë, është dhënë dhe deponuar te kryeministri Albin Kurti, por se ajo nuk është e detyrueshme në aspektin kushtetues, raporton Ekonomia Online.

Peci tha se nuk është detyrë e të tjerëve të vlerësojnë kur ai jep dorëheqje, pasi kjo është një çështje që i takon vetë atij dhe koalicionit qeverisës.

Peci theksoi se opozita dhe Lista Serbe kanë pamundësuar konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryetarit të tij.

“Unë, si ministër në detyrë, kam dhënë dorëheqje. Kjo është një rrethanë e re që, në aspektin kushtetues, nuk është e obligueshme, dhe kryesuesi ka vendosur në një situatë të tillë. Dorëheqjen e jap unë, jo kur e vlerësoni ju. Ne e kemi deponuar dorëheqjen te Albin Kurti dhe ai e ka deponuar në instancat përkatëse. Ajo që dihet është se Lista Serbe dhe opozita e pamundësuan konstituimin dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit. Ne e kemi pasur emrin, dhe kurdo që të vijë koha, e themi. Të gjithë ministrat kanë dhënë dorëheqje,” ka thënë Peci.

“Është çështje e diskrecionit të koalicionit VV–Guxo dhe Alternativa se kush është kandidati për kryeparlamentar. Opozita dhe Lista Serbe kanë pamundësuar krijimin e institucioneve. Është në diskrecionin e Fatmir Limajt të vendosë për koalicionin me VV-në”, ka thënë Peci, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme